Balerina ruse e “Bolshoi”: Teatri një... bordello per politikanet (VIDEO)

Një ish-balerinë e këtij teatri, Ansatasia Volchkova, denoncon atë që ndodhte
Balerina Ansatasia Volchkova

Skandali mbi Teatrin e famshëm "Bolshoi" në Moskë. Një ish-balerinë e këtij teatri, Ansatasia Volchkova, e famshme për një shërbim fotografik që i shkaktoi pushimin nga puna në vitin 2003, ka lëshuar akuza të rënda. Ajo ka folur për drejtorin, i cili të paktën që para 10 vjetësh, e kishte shndërruar tearin në një "bordello gjigante" pasi bënte presion ndaj balerinave për të marrë pjesë në festa "private" të organizuara nga njerëz të pasur dhe biznesmenë.
"Na thoshte të shkonim nëpër bankete, por që mbrëmja më pas përfundonte në shtrat me marrëdhënie seksuale", ka denoncuar Volochkova. Sipas saj, kur dikush bënte rezistencë, kërcënohej me raprezalje nga ana e drejtuesve të teatrit. Nga ana tjetër, zëdhënësja e "Boshoi", ka refuzuar të komentojë këto deklarata të Volochkovas, ndërsa drejtori Anatoly Iksanov i ka cilësuar si "trillime" fjalët e balerinës.

Per te tjera nicni pamjet ne video...