Dorëzohet Alket Rizai


alketrizai
Alket Rizai nuk ka mundur t’i bëjë ballë presionit psikologjik dhe lodhjes dhe pak minuta më parë i ka dhënë fund aktit të pengmarrjes.
Aktualisht, Alket Rizai dhe 2 bashkëpunëtorët janë në duart e policisë ndërkohë që pengjet janë në gjendje të mire.
—–
Alket Rizai vazhdon të mbajë 5gardianët peng
Pengmarrja e 6 gardianëve të burgut të Malandrinos nga i burgosuri shqiptarAlket Rizai, ka sosur durimin autoriteve greke. Këto të fundit kanë filluar operacionin nga ora 14:00 për të shpëtuar gardianët si dhe për të vendosur rregull në të.
Informacione jo zyrtare tregojnë se forcat policore po përdorin për të dytën herë gaz lotë-sjellës, madje janë dëgjuar edhe krisma armësh në burgun ku janë të dënuar 500 persona.
Ministria e Rendit thekson se ndërhyrja po bëhet në atë mënyrë që të mos ketë lëndime të të burgosurve, por edhe të shtatë gardianëve të tjerë që ndodheshin aty për gjatë pengmarrjes së pesë kolegëve.
Në një situatë të tillë vetëm një prej pengjeve është larguar, ndërsa ka zëra se mund ta ketë liruar vetë Alket Rizai.
Sipas dëshmive ende të pakonfirmuara, Rizai mban një objekt katror prej të cilit dalin disa kabllo dhe deklaron se është një mekanizëm shpërthyes, ndërsa në dorën tjetër ka një pult komandimi. Bashkëpunëtorët e tij thuhet se kanë një thikë. Nga ana tjetër avokati i tij mbrojës i bënë thirrje që të mos bëjë gjakderdhje, të njëjtën gjë i kankërkaur edhe e dashuar ae tij greke Sula.
Përveç forcave speciale, brenda ndërtesës dhe jashtë saj, janë ngritur postëblloqe policore në gjithë zonën e Fokidhës ku ndodhet burgu i Malandrinos pasi janë vënë re dy automjete të dyshimta, sipas mediave greke, që prisnin arratisjen e tij.