E pabesueshme, Papa Françesko I (i porsazgjedhur ), ka patur te dashur.


Amalia Damonte jeton ende në zonën në të cilën ecte rreth 60 vjet më parë çdo pasdite me atë që sot kryeson Kishën Katolike, Papa Françesko I.
Jemi në Buenos Aires, atje ku jeton dashuria e madhe e Jorge Bergoglios. Ajo ka tre fëmijë dhe gjashtë nipër e mbesa. Ai nuk ka asnjë fëmijë biologjik, por prej pak ditësh është ati i shenjtë i 1.2 miliardë katolikëve në të gjithë botën.
Amalia Damonte, 76 vjeç, ka rrëfyer për një gazetar argjentinas historinë e saj të hershme me Bergoglion.
Papa Françesku
Ajo kujton se gjithçka ka qenë e sinqertë mes tyre, dhe se nuk ka ndodhur asgjë e “rrezikshme”. Familjet e tyre kanë patur miqësi, për shkak të origjinës italiane.
Amalia ka kujtuar një letër të asaj kohe, në të cilën Bergoglio i kishte derguar pamjen e një shtëpie me nënshkrimin; “Do ta ndërtoj këtë shtëpi, dhe do të jetojmë bashkë”
Po ashtu ajo kujton se në një nga ecjet e tyre të pasdites, Jorge, sot ati i shenjtë, i kishte thënë se nëse nuk do të martoheshin bashkë, ai do të bëhej Prift.