Ermela, shperthen kundër Anaidit: Llafazan dhe jep shembull të keq (VIDEO)



Edhe pse miqtë e ngushtë të Anaid Kalotit, lojtarit nga Tirana të “BB6”, treguan se Ermela Mezuraj është një nga mikeshat e afërta të tij jashtë shtëpisë, përsëri fituesja e “BB4” na befason me komentet negative kundër tij në profilin e saj në “Facebook”. “Një mashkull fisnik nuk tregon kurrë se çfarë bën me një femër… Anaidi duket që nuk e di fare se ku e ka shtëpinë fisnikëria, një halabak rrugësh, që jep një shembull të keq te meshkujt shqiptarë. Duke vazhduar më tej komentet rreth tij për karakterin dhe llojin e mashkullit që përfaqëson në lojë Anaidi, ajo e quan thjesht një “llafazan”. “Pikërisht kur një njeri flet shumë (aq më tepër një mashkull), nuk tregon se është i zgjuar, por thjesht llafazan. Njeriu i zgjuar ka aftësinë të flasë pak dhe saktë e t’i zërë vend fjala. Të bëhesh antipatik në këtë format është shumë e thjeshtë… mjafton ta kesh emrin Anaid”, përfundon Ermela. Nuk dihet nëse këtë vërejtje ajo e bën pa marrë parasysh miqësinë me të. Vitin e kaluar, ajo mbajti të njëjtin qëndrim publik kundër Liamit, duke e cilësuar si banorin më fals të “Big Brother 5”. Por me mbarimin e lojës, u pa që Liami hyri shumë shpejt në rrethin e saj më të ngushtë shoqëror, pasi ishte ndër të paktët lojtarë që ajo kishte ftuar në festën e ditëlindjes së saj në 26-vjetor, kur organizoi një festë në breg të detit, jashtë rregullave të ceremonive të zakonshme. 

                       Shiko video ketu