30-vjeçari me profesion biznesmen, eshte edhe menaxher i dy bizneseve dhe kompanive të mëdha ushqimore në Kosovë.
Shpendi është njëri nga banorët, që ka ardhur nga Prishtina për tu bërë
pjesë e lojës në spektaklin e “Big Brother”, duke sfiduar veten në mesin
e shumë konkurrentëve. 30-vjeçari me profesion biznesmen, si dhe
menaxher i dy bizneseve dhe kompanive të mëdha ushqimore në Kosovë,
është i divorcuar, ndërsa nga martesa e parë ka një vajzë me emrin Liza.
Për të mësuar më shumë rreth Shpendit, ne kemi realizuar një bisedë me
mikun e tij, Zgjim Sojeva, i cili e përshkruan më së miri shokun, të
cilin e njeh prej 14 vitesh. “Ne njihemi prej shkollës së mesme, kemi
qenë në një brez në shkollë të Mjekësisë. Më pas kemi ndenjur bashkë
tërë kohën, jemi shoqëri shumë e madhe, po unë me Shpendin jemi pak më
ndryshe. Kjo për faktin se grindemi shpesh dhe ka raste kur nuk flasim
nga 3-4 ditë. Por, thjesht nuk mundemi pa njëri-tjetrin. Është shumë tip
impulsiv, aktiv dhe i pëlqejnë sfidat, është njeri që nuk dorëzohet
kurrë, i bën gjërat që të dallohet nga pjesa tjetër e shoqërisë. Është
marrë me muzikë, ka kënduar dhe ka qenë pjesë e një grupi muzikor,
femrat i ka pikë të dobët dhe është njeri që gjithmonë merr inciativat.
Ka dëshirë të rrezikojë dhe është shumë i shoqërueshëm. Shumë shpejt
krijon miqësi dhe si person është shumë i ndjeshëm. Shpendi është njeriu
që t’i thotë gjërat në sy”, thekson mbi njohjen e tyre Zgjimi. Shpendi
ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa sipas burimeve tona edhe pse
ai dhe bashkëshortja janë dashur shumë, nuk tregohen arsyet se pse kanë
përfunduar me divorc. ”Ka qenë i martuar dhe nga ajo martesë ka një
vajzë me emrin Liza. Ajo për Shpendin është gjëja më e rëndësishme e
jetës, dhurata më e mirë e jetës së tij. Por, unë jam akoma prej atyre
njerëzve që besoj se Shpendi dhe bashkëshortja e tij kanë me qenë bashkë
përsëri, për detaje të tjera nuk do doja të flisja, sepse ai nuk ka
shumë qejf me hy në detaje”, shton më tej ai. “Shpendi është një
biznesmen shumë i suksesshëm, menaxher i mirë i dy kompanive të mëdha në
Kosovë, si dhe një njeri shumë human. Nuk e di sa keni dëgjuar për
rastin e Naronit, një fëmijë që ka pasur probleme me mëlçinë dhe i është
dashur një transplant përmes një operacioni. Unë dhe Shpendi kemi qenë
koordinatorë të iniciativës dhe për gjashtë ditë kemi arritur të
sigurojmë mbi 150 mijë euro të nevojshme për operim”, thotë në fund
Zgjimi.