Katër ushqimet më të mira të muajit mars


Ju prezantojmë disa kultura te muajit mars, te cilat do te freskojnë tryezën dhe organizmin tuaj.
1. Qepa e re
Qepa e re ka shije me te bute se e “vjetra”, por ajo është e mbushur plot me antioksidues, e për këtë arsye është e rëndësishme ne parandalimin e kancerit. Ne mënyrë qe ta shfrytëzoni maksimalisht, shtoni dy luge me qepe te reja te prera, një vakt ne dite, por lirisht mund te konsumoni edhe me shume. Kombinohet mire me lloje te ndryshme te sallatave.
2. Rrepa
Edhe pse rrepa mund te gjendet relativisht lehte ne tregjet tona, shume njerëz nuk e konsumojnë, sepse nuk dine si ta përgatisin atë. Ky është një mëkat i vërtete për shkak se ne aspektin ushqyes ajo i bën konkurrence te forte lakrës dhe brokolit. Është e pasur me kalium, fibra dhe vitamine C, si dhe me antioksidues. Pjesa e gjelbër mbi toke mund te konsumohet gjithashtu duke bere sallate me te. Mund t’i provoni edhe te pjekura ose te grira ne forme te sallatës, te cilën mund ta përgatisni njësojë si sallatën me karota.
3. Rrepka
Kjo anëtare e shijshme e familjes se lakrave është e pasur me fibra, vitamine C, folate dhe kalium. Përmban shume pak kalori, pra është ushqim i shkëlqyeshëm për pastrim pranveror te organizmit. Bëjeni një sallate me rrepka ose thjesht konsumoni ato ne vend te patateve.
4. Sallata
Gjethet e sallatës kane pak kalori, vetëm 15 ne 100 grame. Megjithatë, ato janë te mbushura me vitamina, sidomos me vitamine A dhe beta karotine. Gjithashtu, është burim i rendesishem i vitaminës K dhe folateve, hekurit, magnezit dhe kaliumit. Sallata e re është pjese e pashmangshme e garniturës për ushqime kryesore dhe nganjëherë mjafton qe te spërkatet me vaj ulliri dhe lëng limoni, ne mënyrë qe te ekuilibroje ushqimin.