Mësoni “kalendarin” javor të seksit. Cila është dita e mallkuar?



Një sondazh i kryer nga prodhuesja më e madhe e lodrave seksuale në Britaninë e Madhe tregoi se ndërsa të shtunën 37% e çifteve kryejnë marrëdhënie, të martën ky numër bie në vetëm 4%, ndërsa të enjten vetëm pak më shumë, 6%. Dita e martë është ajo me numrin më të ulët të marrëdhënieve seksuale gjatë një jave, ndjekur nge e enjtja, ndërsa dita e shtunë kryeson listën si dita “më e nxehtë” mes të shtatave.

Një sondazh i kryer nga prodhuesja më e madhe e lodrave seksuale në Britaninë e Madhe tregoi se ndërsa të shtunën 37% e çifteve kryejnë marrëdhënie, të martën ky numër bie në vetëm 4%, ndërsa të enjten vetëm pak më shumë, 6%.

Përsa i përket të shtatë ditëve, e premtja renditet në vendin e dytë, me 23% të çifteve që kryejnë marrëdhënie në këtë ditë, ndjekur nga e diela me 16%, e hëna me 8% dhe e mërkura me 7%.

Ajo ku shumica e preferencave të çifteve bashkohen është drita, me 66% të femrave dhe 88% të meshkujve të anketuar që shprehen se e dëshirojnë atë ndezur gjatë raportit, në mënyrë që të jenë në gjendje të shikojnë fytyrën, trupin dhe shprehitë e partnerit.

Të pyetur për marrjen e iniciativës, 79% të meshkujve thonë se janë ata që kërkojnë të kryejnë marrëdhënie të parët. 73% e meshkujve dëshmojnë gjithashtu se nuk refuzojnë kurrë kërkesën e partneres, por edhe 46% e femrave thonë se janë gjithmonë të gatshme kur u kërkohet nga partneri.

30% tjetër e femrave thanë se refuzojnë në rastet të rralla, përafërsisht në 1 në 10 kërkesa nga i dashuri ose bashkëshorti.

Anketimi ishte interesant edhe për të zbuluar dy fakte të tjera, se çfarë ndez një raport seksual dhe çfarë kanë qenë duke bërë partnerët në momentin përpara.

Një puthje dhe një përkëdhelje janë përgjegjëse për fillimin e një raporti në 23% të rasteve secila, futja në shtrat në 14%, një shikim flirtues në 12% dhe një bisedë rreth seksin në 7%.

Ndërkohë, 33% e çifteve kryejnë marrëdhënie ndërsa shtrihen në shtrat, 30% në momentin kur po shihnin televizor, 10% pasi pinë një shishe verë, 9% pas një mbrëmje jashtë dhe 7%, pas kthimit në shtëpi nga puna.