Plas sherri ne BB6. Debat mes Marselinit dhe Anaidit


Debat-mes-Marselinit-dhe-An-1
Dy banorët ndodhen në tualet sëbashku me qeset e rrobave të palara. Të dy duken të tensionuar nga situata e krijuar. Anaidi i shtyn qeset me këmbë por has në reagimin e Marselinit i cili i thotë të mos e bëjë sepse do ti çajë qeset. Banorët kapen me fjalë me njëri-tjetrin, por duke ju shmangur fjalëve banale.
Megjithatë situata acarohet kur në mes futen familjet. Në mënyrë të ashpër banorët akuzojnë njëri-tjetrin për situatën që i çoi deri në marrjen e dënimit nga Big Brother. Anaidi fyen Marselinin që gjatë gjithë kohës ka bërë si viktimë duke i përmendur atij rrëfimin kur banorët e tjerë nuk i flisnin dhe me fjalorin që përdor e dëgjon gruaja dhe djali jashtë. Ndërsa Marselini i hakërrehet që të mos ja përmendi më emrin dhe familjen se ndryshe do ta hedhin në pishinë.
Anaidi nuk duket i impresionuar nga këto fjalë, madje ai duket sikur e provokon më tej, duke shpresuar në ndonjë gabim të Marselinit.
Pas një vale të nxehtë acarimi dhe ngritje zëri, dy banorët sikur qetësohen dhe pajtohen me fatin e tyre për të larë rrobat. Ata i përvishen punës dhe nuk bisedojnë me njëri-tjetrin.