Zbulohet jetë ‘aliene’ në një liqen në Antarktidë



liqeni vostok
Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një lloj të ri bakteri, të panjohur më parë në tokë. E veçanta e këtij zbulimi është se ky bakter është nxjerrë në dritë në ujin e marrë nga liqeni akullnajor më i madh në Antarktidë, liqeni Vostok që gjendet pothuajse 3000 metër nën akuj.
Presupozohet se ai liqen ka qenë i fshehur nga drita e diellit për miliona vjet, prandaj kjo formë e vogël jete e zbuluar mund të ketë konservuar karakteristikat e formave të jetës që kanë ekzistuar në liqen miliona vjet më parë.
Vetëm pas shumë viteve provash dhe eksperimentesh shkencëtarët rusë kanë mundur të arrijnë në atë liqen dhe të marrin disa kampionë nga uji.
vostokZbulimi i këtij bakteri ‘alien’ në jetën e sotshme e rrit mundësinë që në ato tipa liqenesh  të ekzistojnë forma jete të panjohura deri më sot për njeriun.
“ADN-ja e bakterit të zbuluar nuk përputhet me ADN e asnjë gjallese tjetër që ekziston në tokë, – thotë Sergei Bulat, nga laboratori i gjenetikës në Institutin e Fizikës Bërthamore në Shën Petërburg. - Prandaj mund të themi me siguri se forma jetës që sapo kemi zbuluar është e paklasifikuar dhe e paidentifikuar”.
Në të vërtetë, ADN e bakterit të zbuluar ka 20 për qind pjesë të ndryshme nga përbërja e baktereve të njohura dhe të studiuara deri më tani, ndërkohë që nevojitet vetëm 10 për qind ndryshim për ta klasifikuar të paidentifikuar.
Historia  eksplorimit ët liqenit Vostok i ka fillimet në vitin 1956, kur shkencëtarët sovjetikë shfaqën dyshimet e  para se, mijëra metra nën akuj ekzistonte një liqen, por vetëm në vitet ‘90 dyshimt e tyre u vërtetuan.
Që nga ajo kohë janë zbuluar me qindra liqene nën akullnajorë, një nga të cilët, liqeni Whillans, që gjendet 800 m nën akuj është arritur të eksplorohet nga zhytësit amerikanë, por nuk dihet nëse janë zbuluar forma jete.