Bëjnë “xing” dy helikopterë në stadiumin e Berlinit (VIDEO)


Si pasojë, një nga pilotët e helikopterit ka humbur jetën e pesë vetë janë plagosur.
Autoritetet gjermane kanë bërë me dije se dy helikopterë janë përplasur afër "Berlin's Olympic Stadium" gjatë një stërvitjejei të policisë federale mbi dhunën që mund të shpërthejë në ambientet futbollistike.
Si pasojë, një nga pilotët e helikopterit ka humbur jetën, sipas asaj që ka bërë të ditur zëdhënësi Stephan Fleischer. Ndërkohë që pesë vetë të tjerë janë plagosur, 4 prej të cilëve në mënyrë serioze, teksa nuk dihet nëse të plagosurit gjendeshin nëpër helikopterë, apo jashtë tyre.

                Shikoni video ketu