‘The Sun’: DiCaprio ndau Afërditën dhe Shpatin


leo
Të fotografohesh duke marrë rreze dielli me Leonardo Di Caprion është me rrezik për një marrëdhënie. Kështu e nis tabloidi ‘The Sun’ lajmin lidhur me ndarjen e shumëpërfolur të Afërdita Dreshaj dhe këngëtarit Shpat Kasapi.
Por, duket se ‘The Sun’ nuk ka mësuar informacionet e mëtejshme se vajza që u fotografua me Leo Di Caprion nuk ishte Afërdita, por aktorja Margot Robbie.
“Shkaku i ndarjes së ish-Miss Kosovës nga i fejuari ka qenë shfaqja e saj në disa fotografi në Majemi me aktorin Leonardo DiCaprio gjatë muajit të kaluar, kur Leo sapo ishte ndarë nga modelja e “Victorias’s Secret”, Erin Heatherton. Për “The Sun” ka folur edhe një burim i afërt me to: Ata i kanë dhënë fund. Thuhet se shkaku i ndarjes lidhet fort me miqësinë e saj me Leon dhe me ato foto që dolën gjatë pushimeve në Majemi”, shkruan ‘The Sun’.
Megjithatë, sipas gazetës, goditja që i ka dhënë Leo Di Caprio marrëdhënies Dreshaj-Kasapi ka qenë thjesht momentale, pasi vetë aktori ka deklaruar se pas ndarjes me Heatherton, ka qenë i lidhur me modele si Barbara Palvin e Margot Robbie.
Buja që bënë fotografitë e Leo Di Caprios me një vajzë bionde në plazh në Shqipëri lidhej me faktin se vajza në krah mund të ishte Afërdita Dreshaj. Vetë modelja as nuk e mohoi as nuk e kundërshtoi se ishte ajo vajzë në foto, ndërkohë që Shpat Kasapi deklaroi se ata si cift kishin njohje me Leo Di Caprion.
Por as 12 orë nga dalja e fotove, u provua më pas se vajza bionde e fotografuar nga një distancë e konsiderueshme ishte aktorja Margot Robbie dhe se në atë hotel nuk kishte asnjë gjurmë të Afërditës.